Mirësevini tek Gegë & Toskë!

Gjon_Monda_tradita
Përshëndetje nga Gjon Dukë Gilaj.

Gegë &Toskë është një prej kulmeve të ekperiencës tradicionale shqiptare. Me një bar, restorant autentik, shërbim mikëpritës, një koleksion ekskluziv të mjeshtërisë artistike shqiptare kthehet në një vlerë të paçmuar të traditës nën emblemën Gegë & Toskë.

I vendosur në qytetin e Shkodrës, vetëm 1 orë e gjysëm nga Tirana, Gegë & Toskë është një derë e hapur për të gjithë vizitorët. Kompleksi ofron një restorant me një menu shqiptare autentike, dizenjuar me krenari nga shefi shqiptar që reflekton kuzhinën e spikatur shqiptare. Mund të gjeni një koleksion të kostumeve të hershme shqiptare. Një hotel ku vlerat bashkohore së bashku me arkitekturën tradicionale krijojnë komfortin, pa humbur frymën autentike që rrethon kompleksin.

Si një shkodran, krenar për Traditën, jam i angazhuar për një shërbim, i cili në një mënyrë është edhe një homazh ndaj traditës së kahershme të shqiptarëve, mikpritjes, duke siguruar luksin përmes shijes së autenticitetit.
Tek Gegë & Toskë, më shumë se një turist, do të ndjeheni një mik i Traditës.

Sinqerisht,
Gjon Dukë Gilaj



shkodra

Youtube video:


“Gastronomy, Hospitality and Tradition in Albania – Interview with chef Gjon Dukgilaj”